Pamja e plotë, me hollësitë pas çdo shifre.
Treguesit e kontabilitetit, pagave dhe personelit në një pamje mujore, me përkufizime dhe lidhje te burimi. Qasja varet nga modulet e aktivizuara dhe të drejtat tuaja.
Shiko inteligjencën e biznesitKontabiliteti, pagat dhe Burimet Njerëzore në një program, me inteligjencë biznesi dhe AI nga Nervima. Shifrat dhe puna e përditshme, në të njëjtën hapësirë.
| 15tetorTatimi në paga dhe Trusti | Për shtatorin, të gjithë klientët | Gati |
| 20tetorDeklarata e TVSH-së | 9 gati, 3 presin faturat | Gati |
| 31tetorPagat e tetorit | Listëpagesat dhe urdhërpagesat për bankë | Në pritje |
Afatis, para një minute
Pagat e shtatorit u paguan
37 punëtorë
41.913,60 €
Listëpagesat u dërguan
Të dhëna ilustruese
Pagat kalojnë vetë në kontabilitet. Punëtori që e shtoni te Burimet Njerëzore del automatikisht në pagat e muajit. Pa shkruar dy herë, pa kopjuar në Excel.
Faturat, pajtimi bankar, librat e shitjes dhe blerjes, pasqyrat financiare. E mbyllni muajin pa dalë nga programi.
Programi i kontabilitetitLlogaritja nga bruto në neto, Trusti 5% + 5%, tatimi në paga, listëpagesat dhe urdhërpagesat për bankë.
Programi për pagaKontratat, pushimet vjetore dhe dosjet e punëtorëve. Çdo punëtor i sheh listëpagesat e veta në telefon.
Burimet Njerëzore në AfatisLidhni inteligjencën e biznesit dhe ndihmën me AI me kontabilitetin, pagat dhe personelin pas shifrave tuaja.
Treguesit e kontabilitetit, pagave dhe personelit në një pamje mujore, me përkufizime dhe lidhje te burimi. Qasja varet nga modulet e aktivizuara dhe të drejtat tuaja.
Shiko inteligjencën e biznesitNdihmë me AI për faturat dhe pajtimin bankar, me Nervima. Shqyrtoni sugjerimet, mbani kontrollin mbi miratimet dhe përqendrohuni te puna që kërkon përvojën tuaj.
Shiko AI-në në AfatisPa email-a, pa dosje në USB, pa "ma dërgo edhe një herë". Biznesi ngarkon dokumentet, kontabilisti i regjistron, dhe të dy shohin të njëjtat shifra në të njëjtën kohë.
Pyetja për një faturë mbetet te fatura, jo e humbur në Viber.
Kontabilisti i përgatit, pronari i miraton nga telefoni.
Pronari, stafi dhe zyra e kontabilitetit kanë secili të drejtat e veta. Askush nuk sheh një pagë që s’duhet ta shohë.
Të dhëna ilustruese
Ju merreni me klientët dhe me biznesin. Punët që përsëriten çdo muaj i kryen programi.
Çdo pagë kalon vetë në kontabilitet, në kontot e duhura.
Deklarata e TVSH-së dhe ajo e tatimit në paga me Trustin përgatiten nga regjistrimet që i keni bërë, në formatin që e pret ATK-ja.
Lëvizjet e bankës çiftëzohen me faturat e hapura. Ju konfirmoni vetëm rastet që kërkojnë gjykim.
Të gjithë e nisin me të njëjtin libër kontabël. Pastaj Afatis shton atë që i duhet degës suaj, që të mos e përshtatni biznesin sipas programit.
Shumica e bizneseve në Kosovë kontabilitetin ia lënë një kontabilisti. Prandaj Afatis nis nga ju: klientët, afatet dhe stafi, të gjitha në një vend.
Klientët tuaj hyjnë në një hapësirë me emrin dhe ngjyrat e zyrës suaj.
E fotografojnë kuponin dhe ai del në radhën e klientit të duhur, gati për regjistrim.
I llogaritni pagat e muajit për të gjithë, pastaj kontrolloni vetëm rastet që kërkojnë vëmendje.
Njëri klient paguan me rrogë mujore, tjetri me orë ose me ndërrime. Njëri ka orë shtesë dhe punë natën, tjetri shtesë për ushqim ose kontribut vullnetar në Trust. Çdo klient e ruan skemën e vet të pagave, e ju i llogaritni të gjitha njëherësh.
Rregullat caktohen një herë për çdo klient, dhe pagat e çdo muaji i ndjekin pa i futur prapë.
| Klienti | Baza e pagës | Shtesat | Trusti |
|---|---|---|---|
| Northgate Builders | Me orë | Orë shtesë, sipas kantierit | 5% + 5% |
| Mira Bakery | Me ndërrime | Punë natën, festa | 5% + 5% |
| Vela Dental | Mujore | Provizion | 5% + 5% |
| Kodra Logistics | Me orë | Punë natën, orë shtesë | 5% + 5% |
Të dhëna ilustruese
| Për biznesin tuaj | Për firmën tuaj të kontabilitetit | |
|---|---|---|
| Kush punon në të | Ju dhe stafi juaj | Stafi i firmës suaj, plus klientët që i ftoni |
| Kompanitë | Një, ose disa që i keni ju | Çdo klient, me një klik |
| Pamja | Afatis | Logoja dhe ngjyra e firmës suaj, edhe për çdo klient veç |
| Kontabilisti juaj | E ftoni të punojë në librat tuaj | Kontabilisti jeni ju |
Si i mbajnë firmat e kontabilitetit dhe bizneset librat, pagat dhe punëtorët në Afatis, me fjalët e tyre.
Sillni të dhënat tuaja, ose nisni nga e para.