Pagat e para, që këtë muaj.
Faturat, pagat dhe punëtorët e biznesit tuaj, të gjitha në një vend. E hapni vetë, pa instaluar asgjë.
Kafe Arbëria SH.P.K.Muaji i parë në Afatis
| Hapi | Çka u bë | Statusi |
|---|---|---|
| Llogaria u hap | Numri fiskal dhe logoja u shtuan | U krye |
| 14 punëtorë u shtuan | Të gjithë përnjëherë, nga Excel | U krye |
| Pagat e tetorit | Listëpagesat, Trusti dhe tatimi në paga u llogaritën | Gati për pagesë |
Të dhëna ilustruese
Keni kontabilist? Ftojeni në Afatis.
Kontabilisti punon në librat tuaj
Ju s'keni më nevojë t'i dërgoni dosje me email, e as ai t'ju kërkojë fatura në telefon.
Të njëjtat shifra, në të njëjtën kohë
Ju dhe kontabilisti shihni të njëjtat të dhëna, pa kopje dhe pa versione.
Secili sheh aq sa duhet
Pronari, stafi dhe zyra e kontabilitetit kanë secili të drejtat e veta.
Si fillohet
- 1
Hapni llogarinë
Emri i biznesit, numri fiskal dhe logoja. Kaq.
- 2
Shtoni punëtorët
Një nga një, ose të gjithë përnjëherë nga Excel.
- 3
Lëshoni pagat
Listëpagesat, urdhërpagesat për bankë dhe deklaratat për ATK dalin nga e njëjta llogaritje.
Pyetjet më të shpeshta
- A i llogarit Afatis Trustin dhe tatimin në paga?
- Po. Trusti është 5% nga punëtori dhe 5% nga punëdhënësi, dhe tatimi në paga llogaritet sipas shkallëve — asgjë për 3.000 € të parat në vit, 8% deri në 5.400 €, 10% mbi të. Deklaratat dalin në formatin e ATK-së.
- A mund t'i sjell të dhënat nga programi i vjetër?
- Gjendjet fillestare dhe punëtorët sillen nga Excel.
Lëshoni pagat e këtij muaji.
Sillni të dhënat tuaja, ose nisni nga e para.